Operator/e për Turizëm Dentar
Përshkrimi i plotë i pozicionit
Shpallja të tregon titullin. Kjo faqe të tregon punën: çfarë bën nga ora nëntë deri në gjashtë, për çfarë je përgjegjës, dhe çfarë shkruan në kontratë.
Një ditë tipike, orë pas ore
Jo teori. Kështu kalon realisht dita e një operatori te ES Dental Group.
- 09:00
Rradha e mëngjesit
Hap CRM-në dhe shikon lead-et që kanë ardhur natën nga fushatat. Përgjigjesh të parave — pacienti që merr përgjigje brenda 15 minutash mbyllet dy herë më shpesh.
- 10:30
Telefonata dhe radiografitë
Merr në telefon kontaktet e reja, kërkon panoramiken, e çon te mjeku për interpretim dhe kthehesh me një vlerësim të parë ndërsa pacienti është ende online.
- 12:00
Preventivat
Zgjedh trajtimet në sistem, preventivi del në PDF me logo dhe çmime, dhe e dërgon me shpjegimin përkatës në gjuhën e pacientit.
- 14:00
Pacientët në klinikë
Zbret te salla e pritjes dhe pret pacientët që i ke koordinuar vetë. Këtu ndërtohet besimi që sjell referimin e radhës.
- 15:30
Ndjekja e rasteve
Kontakton ata që s'kanë vendosur ende, konfirmon datat e udhëtimit, koordinon hotelin dhe transferin.
- 17:30
Mbyllja e ditës
Përditëson statuset në CRM dhe lë shënime për kolegun e turnit tjetër. Asnjë bisedë nuk mbetet pa pronar.
Përgjegjësitë kryesore
Çdo ditë Puna operative
- Përgjigje ndaj kërkesave nga WhatsApp, telefon dhe formularë
- Kualifikim i interesit: çfarë kërkon pacienti, çfarë buxheti ka, kur mund të udhëtojë
- Mbledhje e radiografive dhe fotove, dhe koordinim me mjekun
- Përgatitje dhe dërgim i preventivave
- Regjistrim i plotë i çdo kontakti në CRM
- Ndjekje e rasteve të hapura derisa të mbyllen ose të mbyllen përfundimisht
Periodikisht Detyra të tjera
- Pritje e pacientëve që mbërrijnë në klinikë
- Koordinim i hotelit, transferit dhe kalendarit të vizitave
- Pjesëmarrje në Open Day në qytete europiane
- Ndjekje pas trajtimit dhe kërkesë për referime
- Raportim javor i rezultateve me menaxhimin
Detajet e kontratës
- Pozicioni
- Operator/e për Turizëm Dentar
- Kompania
- ES Dental Group — Dental Clinic & Lab
- Vendndodhja
- Qendër, Tiranë — 9 Katëshet
- Orari
- Full-Time, në zyrë
- Kontrata
- E rregullt, sipas Kodit të Punës
- Gjuhët
- Italiane, angleze, frënge, spanjolle, polake, gjermane, turke ose greke — së paku një në nivel B1+
- Raporton te
- Menaxheri i shitjeve dhe marketingut
- Shpërblimi
- Pagë e lartë, edhe sipas eksperiencës, plus bonus mbi rezultatin
- Nisja
- Sa më shpejt, sipas disponueshmërisë
- Vende të lira
- 1 pozicion
E njeh veten në këtë përshkrim?
Aplikimi zgjat 2 minuta dhe CV-ja nuk është e detyrueshme.
Apliko tani